Princesha Charlotte mbush 7 vjeç, Kate Middleton publikon fotot e reja

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 21:15 | Showbiz

Tashmë është bërë traditë që për ditëlindjen e secilit prej fëmijëve të saj, Kate Middleton ndan në rrjetet sociale disa portrete të realizuara nga vetë ajo. Edhe për 7 vitet e Charlotte nuk bën përjashtim dhe poston dy foto të vogëlushes që ka realizuar në Norfolk javën e kaluar, e cila pozon duke përqafuar qenin Orla.

Fotot tregojnë karakterin gazmor dhe të gjallë të vogëlushes, por edhe dashurinë e saj për qenin e vogël Orla, me të cilin vajza është shumë e lidhur.

Fotot janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale të gjyshit Carlo dhe gruas së tij Camilla dhe në ato të mbretëreshës Elizabeth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos