Princi i Kurorës heq veshjen tradicionale dhe udhëton në metro si një qytetar i thjeshtë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 22:56 | Lifestyle

Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed Al Maktoum, përdori metronë në Londër si një qytetar i thjeshtë gjatë pushimeve të tij familjare dhe eksperiencën e ndau edhe me gati 15 milionë ndjekës të tij në Instagram.

Ai ndiqen në rrjetet sociale dhe nga personazhe të famshëm si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba apo ish-kapiteni i kriketit të Anglisë, Kevin Pietersen. Sheikh Hamdan publikoi një foto në Instagram pa rrobat e tij tradicionale, me veshje të thjeshtë.

Interesant ishte fakti që askush nuk e vuri re pranin e një sheiku në metro. “Këta të varfër as nuk ia kanë idenë se më kë po e bëjnë këtë udhëtim”, shkroi dikush në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos