All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Princi William vaksinohet kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 10:32 | Bota
All - Paragraf - 1

Princi William ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, në një qendër vaksinimi në Londër.

Duka i Kembrixhit shkroi në Twitter këtë mëngjes:

All - Paragraf - 3

“Të martën unë mora dozën time të parë të vaksinës Covid-19. Për të gjithë ata që punojnë në kujdesin shëndetësor, faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni.”

38-vjeçari nuk dha detaje se cilën vaksinë mori, por sipas rregullave në fuqi, ai do të marrë Pfizer/ BioNTech  ose Oxford-AstraZeneca.

William është anëtari i fundit i Familjes Mbretërore që bëri publik vendimin e tyre për të bërë vaksinën dhe ai ndjek gjurmët e Mbretëreshës dhe Princit Çarls. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos