
Problemet ekonomike në Itali, të paralajmëruara në formën e një krize po japin shenjat e para edhe në Shqipëri.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në janar, eksportet nga vendi fqinj, që është edhe partneri kryesor tregtar i Shqipërisë ranë me 2.4%.
Bëhet fjalë kryesisht për industrinë fason, që punon me material porositësi nga kompanitë italiane. Të njëjtin trend rënës, por edhe më të thellë, kanë ndjekur importet.
Në janar, sasia e mallrave të importuara nga Italia rezultoi 14.1% më e ulët se ajo e një viti më parë. Edhe me këtë tkurrje të tregtisë, Italia mbetet partneri kryesor tregtar i vendit tonë me rreth 35% të totalit të shkëmbimeve. (A2 Televizion)