Priste tamponin e dytë negativ, gjendet pa jetë 28-vjeçari shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 14:48 | Aktualitet
Priste tamponin e dytë negativ, gjendet pa jetë 28-vjeçari

Priste një lajm të mirë, tamponin e dytë që do ta zyrtarizonte si të shëruar, por Luçjan Elezi u gjet pa jetë në shtëpinë e tij.

28-vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në Val di Fassa, në Trento të Italisë. Mediat vendase tregojnë se pasi ishte prekur nga COVID-19 ishte shtruar për disa kohë në spitalin e Roveretos, nga ku kishte dalë 10 ditë më parë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.

Tamponi i parë negativ kishte gëzuar miqtë e tij dhe familjarët, ndërsa i riu shqiptar priste të kryente edhe testimin e dytë konfirmues për të thënë që ja kishte hedhur sëmundjes. Për momentin, shkak i vdekjes së tij të papritur është një trompoze, emboli polmonare, që dyshohet se e ka goditur ndërsa qëndronte në izolim në banesën e tij.

Kishte shkuar si emigrant nga Shqipëria, duke iu bashkuar vëllait dhe xhaxhait në një nga luginat e Dolomiteve, ku më pas kishte tërhequr edhe të shoqen. Miqtë e cituar nga mediat italiane e përshkruajnë si një njeri me shumë shpirt, i edukuar dhe punëtor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos