Uljet e temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës, duke bërë që vendi të zbardhet nga bora, trashësia e së cilës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm.
Reshjet e dendura të borës nisën të binin të martën në mbrëmje. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.
Dëbora ka rënë
edhe në zonat e thella malore. E gjithë zona furnizohet me energji elektrike, përjashtuar
Njësitë Administrative Ujmisht, Bushtricë, Grykë, Çajë, që nuk kanë energji.
Grupet e gatishmërisë janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike në këto
zona.
(A2 Televizion)