Pritjet e gjata shpërblehen, gjallesat e rralla shfaqen në sipërfaqe të detit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 11:44 | Lifestyle

Vëzhguesit e balenave në brigjet e Japonisë mezi u besonin syve kur panë dy orka të bardha shumë të rralla në të gjithë botën, që notonin së bashku si pjesë e së njëjtës tufë.

Orkat u panë më 24 korrik në ngushticën Kunashirskiy, midis ishujve veriorë Hokkaido dhe Kunashir.

Mai, një prej vëzhguesve, tregon se një prej orkave ishte më e moshuar me lëkurë pak më të errët, ndërsa tjetra ishte më e re dhe plot me shenja gërvishtjesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos