Problem me audion e stadiumit, banorët pranë tij dëgjojnë Rammstein gjithë natën

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 10:16 | Showbiz
Problem me audion e stadiumit, banorët pranë tij dëgjojnë

"Deutschland, mein Herz in Flammen. Will dich lieben und verdammen Deutschland" (Gjermani, zemra ime në flakë. Nuk dua të të braktis kurrë).

Ky nuk është një kor i tifozëve të kombëtares gjermane të futbollit, por një pjesë nga kënga "Deutschland" e grupit të famshëm metal Rammstein.

https://a2news.com/2019/03/30/kete-here-kane-kaluar-cdo-kufi-rammstein-nen-akuze-per-promovimin-e-kampeve-naziste/

Këto fjalë u dëgjuan nga banorët pranë “Puskas Arena” në Budapest gjatë gjithë natës. Arsyeja? Një problem teknik në stadium bëri që kënga të përsëritej pa pushim dhe me zë në maksimum deri në orët e para të mëngjesit.

https://www.youtube.com/watch?v=NeQM1c-XCDc

Shoqëria që menaxhon stadiumin kërkoi menjëherë falje: “Ndjesë banorëve në rrugët pranë stadiumit për bezdinë që u është krijuar”.

Me siguri që ndjesa nuk ua kthen njerëzve gjumin e humbur… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos