Reperi britanik slowthai ka ndezur polemika në ceremoninë Mercury Prize mbrëmjen e kaluar duke mbajtur në dorë një model të kokës së prerë të Boris Johnson.
Këngëtari bëri edhe thirrje ofenduese ndaj kryeministrit britanik në skenën Eventim Apollo të Londrës.

Transmetimi live i BBC u pre kur reperi mori në dorë kokën dhe ndërkohë dëgjoheshin në sfond duartrokitjet e publikut.
Por, në rrjetet sociale u kritikua kjo sjellje e slowthai-t, me njerëzit që e cilësuan si “budallallëk”. (A2 Televizion)
