Rocky mbetet Rocky, Stallone duket që nuk e ka lënë palestrën

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 14:27 | Showbiz

Ai është ikonë e filmave aksion dhe të gjithë e njohin si Rambo ose Rocky. Gjykuar nga fotot e fundit që i janë bërë, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në fytyrë, Sylvester Stallone duket se ka arritur të ruajë format fizike, edhe pse në moshën 73-vjeçare.

Aktori i emëruar për çmimin Oscar u duk që nuk e ka lënë stërvitjen ndërsa u zhvesh në një qendër tregtare në Nju Jork, duke provuar veshje të ndryshme. Ndryshimi më i madh në fakt, nga pamja e tij në vitin 1976, kur luajti boksierin Rocky për herë të parë, ishte tatuazhi i madh në krahun e djathtë, kushtuar gruas së tretë, Jennifer Flavin.

Stallone momentalisht është duke promovuar filmin e tij të fundit, “Rambo: Last blood”, ku kthehet të portretizojë ish-ushtarakun John Rambo, rol të cilin e ka luajtur për herë të parë në vitin 1982. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/30/rikthehet-rambo-kesaj-radhe-e-peson-karteli-meksikan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos