Probleme brenda CDU, pasuesja e Merkel heq dorë: Nuk garoj për Kancelare

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 11:37 | Bota
Probleme brenda CDU, pasuesja e Merkel heq dorë: Nuk garoj për

Unioni Kristiandemokrat në Gjermani është përfshirë nga një krizë e brendshme. Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetare e CDU të kancelares Angela Merkel, nuk do të garojë në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Ajo shikohej si një trashëgimtare natyrale e Merkel, por sipas një burimi të cituar nga mediat gjermane, Karrenbauer ka vendosur të largohet dhe nga drejtimi i partisë.  Gjithmonë sipas burimit, Merkel dëshiron që pasuesja e saj të qëndrojë ministre e Mbrojtjes deri në fund të mandatit.

Vendimi i 57-vjeçares është një pasojë e qartë e dobësisë së saj në lidership, që u shndërrua në një rast konkret me zgjedhjet lokale në rajonin e Turingjisë.

Kandidati i koalicionit të CDU u zgjodh guvernator me votat e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë. Kjo shkaktoi zemërim të madh tek banorët, ndërsa guvernatori dha dorëheqjen vetëm 24 orë pas zgjedhjes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos