Mbi 240 fluturime u anuluan në aeroportin e Amsterdamit, një nga më të ngarkuarit në Europë për nga trafiku ajror, si pasojë e uraganit “Ciara” që ka përfshirë vendin me erëra të forta që arrijnë shpejtësinë e 120 km për orë.
I mbiquajtur uragani “Ciara” rrëzoi pemë dhe ndërpreu edhe transportin publik në vend pas dëmeve të tjera me rrëzimin e çative të banesave.
Kjo ndodhi natyrore ka prekur edhe aktivitetin sportiv, si pasojë e të cilës të gjitha ndeshjet e futbollit u anuluan. Erërat e forta kanë prekur edhe pjesë të Britanisë dhe Gjermanisë ku gjithashtu pati ndërprerje të transportit dhe dëme materiale. (A2 Televizion)