
Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrtoi ankimin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe të bashkakuzuarit kundër masës "arrest në burg".
Gjykata u tërhoq në dhomë këshillimi dhe do të shpallë vendimin në orën 15:30.
Në seancë është bërë me dije se për shkak të problemeve shëndetësore, Alla është transferuar në spitalin e burgut.
Lefter Alla u arrestua më 16 mars të këtij viti me urdhër të SPAK, me akuzën e abuzimit me tenderat dhe shpërdorim detyre. Veç tij, nën masën e arrestit me burg janë edhe 10 persona. (A2 Televizion)