
Kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës, Elvis Rrapo, është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar nëna e vajzës, Valbona Grozdani, e cila tregon: “Ishim në arë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me dy klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje-dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. Vajza s’ është aq mirë se u trondit”.
Ndërsa nëna e autorit, Ervehe Rrapo, hedh poshtë akuzat: “Vjen djali nga Korça dhe e pyeta, pse je kështu, bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda, më tha. Tani hapën namin sikur djali e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte i pirë dhe kishte vajtur në shtëpinë e vajzës, pasi e thirri babai i saj të pinin një gotë. Djali smë tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S'kemi hyrje-dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie”. (A2 Televizion)