Kanosën biznesmenin për tenderin, dy në burg dhe një në arrest shtëpie në Cërrik

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 17:27 | Kronikë
Kanosën biznesmenin për tenderin, dy në burg dhe një në

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Algert Alcanin, dhe Edmir Boçin ndërsa për Shaqir Alcanin, gjykata ka vendosur “arrest në shtëpi.”

Personat e përmendur më sipër u arrestuan pasi kanosën administratorin e një kompanie private në Cërrik, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani në bashkinë e Tiranës.

Sipas Policisë administratori me iniciale E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta persona e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Pas një hetimi njëmujor, në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos