Kavaja 365 ditë eksperiencë, përtej sezonit të verës, bregdetit dhe ditëve të pushimit

Nga Luela Myftari
22 Nëntor 2026, 14:31 | Kulturë

Një qytet me histori, kulturë, tradita, gastronomi dhe peizazhe që mund të kthehen në arsye për ta vizituar gjatë gjithë vitit. Pikërisht këtë potencial synon të vërë në pah 'Kavaja 365', një nismë për promovimin e qytetit si destinacion turistik gjithë vjetor, e prezantuar në një aktivitet të zhvilluar në mjediset e Muzeut Etnografik.

Mes objekteve që ruajnë kujtesën e një kohe, Kavaja u prezantua përmes një tjetër perspektive: jo thjesht si një qytet që kalohet në rrugën drejt h, por si një destinacion që meriton të ndalet, të eksplorohet dhe të përjetohet.

Trashëgimia kulturore, identiteti, traditat dhe potenciali lokal, pjesë e një mozaiku që mund të pasurojë ofertën turistike dhe t'i japë qytetit një dimension të ri.

‘Kavaja 365 Experience’ synon të ndërtojë një narrativë për qytetin në të gjitha stinët, duke e zhvendosur vëmendjen nga turizmi sezonal drejt një modeli që ndërthur kulturën, historinë, natyrën dhe përvojat lokale. Një qasje që kërkon të sjellë në vëmendje jo vetëm atë që Kavaja ka, por edhe atë që mund të bëhet.

Sepse një destinacion nuk përcaktohet vetëm nga bukuria e vendeve, por edhe nga historitë që mbart, njerëzit që e jetojnë dhe përvojat që u ofron vizitorëve. Dhe Kavaja, duket se kërkon të rrëfehet në të 365 ditët e vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos