Problemet me shëndetin, presidenti Thaçi rikthehet në spital

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 14:13 | Kosova
Problemet me shëndetin, presidenti Thaçi rikthehet në spital

Zyra e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi është rikthyer mesditën e së martës në Klinikën e Urologjike të Qendrës Klinike Universitare për të vazhduar terapinë e rekomanduar nga mjekët për problemet në veshka.

Sipas Presidencës, gjendja shëndetësore e presidentit Hashim Thaçi është e qëndrueshme dhe në monitorim të vazhdueshëm.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos