Shtrohet në spital presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 11:37 | Kosova
Shtrohet në spital presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, bëri me dije mëngjesin e së hënës, se Hashim Thaçi është shtruar në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Presidencës, Hashim Thaçi ka shfaqur probleme me veshkat dhe për këtë arsye po mbahet në kontrollin e mjekëve.

"Pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, presidenti ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtruar në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional", shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas zyrës së presidentit, gjendja shëndetësore e Hashim Thaçit është e qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos