Procesi i zgjerimit me BE, Ballkani perëndimor në moment pasigurie, shtohen skeptikët

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 17:39 | Aktualitet
Procesi i zgjerimit me BE, Ballkani perëndimor në moment pasigurie,

Gati gjysma e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë kundër zgjerimit, krejt e kundërta ndodh me banorët e Ballkanit Perëndimor.

Nga qytetarët e rajonit, 72%  mendojnë se jeta e tyre do të përmirësohet ndjeshëm nëse bëhen pjesë e unionit.

Në nivele alarmante është mosbesimi ndaj qeverisë, parlamentit dhe gjyqësorit, ndërsa presin me shumë nga shoqëritë civile.

Raporti u publikua nga sekretarja e përgjithshme e këshillit e bashkëpunimit rajonal, Majlinda Bregu. “Jemi një muaj para zgjedhjeve në PE. Është kohë e pasigurisë për gjithë ne, për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor. Sot 60% të qytetarëve në Rajon nuk beson se sistemi gjyqësor ose Parlamenti i tij do të sjellë ndryshime pozitive për rrjetën e tyre”, deklaroi Bregu.  

Në forumin e shoqërisë civile për Ballkanin Perëndimor, Bregu kërkoi nga organizatat  joqeveritare të vlerësojnë raportin dhe mos mbeten peng i financimeve.

Ndërsa zyrtarë të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor theksuan rëndësinë e dialogut politik dhe reformave për procesin e zgjerimit.

"Bojkotet nuk janë kurrë zgjidhje. Debati nuk është mënyra e duhur për të ecur përpara. Shpresoj që Ballkani perëndimor të hyje në Bashkimin Evropian,  në mënyrë që ky rajon të integrohet sa më shpejtë të jetë e mundur", deklaroi Angelina Eichhorst, drejtoresha për Evropën Perëndimore, për European External Action Service.

Në qershor Bashkimi Evropian pritet të vendosë nëse do t’i hapë negociatat me Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos