
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën për lirim nga qelia të Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij.
Pesë të akuzuarit e dosjes “Shullazi” kërkuan shuarje të masës së sigurisë me pretendimin se masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj tyre duhet të ishte rivlerësuar kur Apeli i Krimeve të Rënda u shndërrua në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Por kërkesa e tyre u vlerësua si e pabazuar në prova dhe në ligj.
Procesi ndaj Shullazit dhe të bashkë pandehurve ka mbetur në “vend-numëro” prej më shumë se një viti. Apeli numëron 29 seanca radhazi të dështuara për probleme me avokatët dhe gjyqtarët e çështjes. (A2 Televizion)