All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Prodhimet bujqësore të sezonit, më të shtrenjta këtë vit, shkak rritja e çmimeve të lëndëve të para

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 14:38 | Ekonomi
Prodhimet bujqësore të sezonit, më të shtrenjta
All - Paragraf - 1

Ndryshe nga më parë, këtë vit shqiptarët nuk do të paguajnë më pak për prodhimet e sezonit. E kundërta do të ndodhë. Sipas fermerëve, produktet bujqësore do kushtojnë 2-fish më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëhershme.

Domatja në sezon ka shkuar deri të 70 lekët, por sot nuk do të kët domate me më pak se 120 lekë kilen”, thotë për A2 CNN fermeri Mariglen Ziu.

All - Paragraf - 3

Dhe e gjithë kjo “stuhi” çmimesh të shtrenjta vjen si pasojë e disa faktorëve që mund të menaxhoheshin më mirë nga institucionet.

 “Në qoftë do të mbjellim tani me këtë çmim të naftës, të imputeve bujqësore dhe tarifat e mekanikes, do të kemi kosto jashtëzakonisht të lartë”, thotë kreu i KASH, Agim Rrapaj.  

Dekurajimi i fermerëve që si pasojë ka sjellë tkurrjen e sipërfaqes së kultivuar është një tjetër kërcënim që paralajmëron edhe shtrenjtim të mëtejshëm të prodhimeve bujqësore.

https://a2news.com/2022/04/13/fondet-e-berzh-fermeret-e-vegjel-te-perjashtuar-bankat-te-ndryshojne-qasje/

Të kthehet vëmendja te fermeri. Është ky sugjerimi që përfaqësues nga sektori i bujqësisë japin me qëllim shmangien e çmimeve të shtrenjta.

All - Paragraf - 7

Historikisht sipërmarrjet bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi, rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e jugut të vendit, të cilat shquhen për kultivim të produkteve bujqësore, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se në 2021-shin.

Mungesa e mbështetjes së prodhimit vendas ishte ndër problemet e diktuara në reportazhin e titulluar, “Subvencionimi me pikatore për fermerët shqiptarë” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos