Prodhimi i kriptovalutave, “Mining” tani i lejuar nga ligji, tatohet 15%

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 15:05 | Ekonomi
Prodhimi i kriptovalutave, “Mining” tani i lejuar nga ligji, tatohet

Të gjitha bizneset apo individët që duan të prodhojnë kriptomonedha duke shfrytëzuar pajisjet kompjuterike mund ta bëjnë këtë gjë tanimë, pas qartësimit të plotë të situatës me anë të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Gjatë raportimit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në komisionin e ekonomisë, deputetët kërkuan sqarimin e një problematike të hasur mbi ligjshmërinë e bitcoin mining, që prej hartimit të ligjit mbi asetet digjitale në Shqipëri.

Policia e Shtetit ka publikuar disa herë pamje të aksioneve në banesa apo ambiente ku prodhoheshin kriptovaluta.

Por paligjshmëria e këtyre aktiviteteve qëndronte në disa raste në shkelje të tjera ligjore, si vjedhja e energjisë elektrike apo lidhja me bandat kriminale.

Sipas sqarimit të palëve në komision, për të nisur mining të kriptovalutave, mjafton të regjistrohesh si biznes apo pagimi i tatimit prej 15% mbi të ardhurat nga ky aktivitet.

Ndërkohë në Kosovë, ky aktivitet është i ndaluar prej 4 Janarit 2022, si një masë për të përballuar krizën energjetike dhe ndërprerjet në furnizim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos