All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Prodhuesit përshkruajnë momentin kur kuptuan se vaksina funksiononte

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 11:09 | Bota
Prodhuesit përshkruajnë momentin kur kuptuan se vaksina funksiononte
All - Paragraf - 1

Prodhuesit e vaksinave kanë përshkruar momentin kur kuptuan se kishin një vaksinë Covid që funksiononte.

CEO i gjigantit farmaceutik Pfizer, Albert Bourla, i tha NBC News të enjten se kompania e tij kishte investuar 2 miliardë dollarë të kapitalit të saj te vaksina dhe ishte "një moment i pabesueshëm" kur zbuloi se vaksina e Pfizer ishte 95% efektive.

All - Paragraf - 3

"Të nesërmen, kur shkova në shtëpi u ula në divan me një gotë verë, me gruan dhe fëmijët dhe kuptova se çfarë do të thotë kjo për botën", tha ai.

Ndërkaq, presidenti i ndërmarrjes së bioteknologjisë Moderna, Stephen Hoge, tha se u lehtësua kur iu tha se vaksina Moderna ishte 94% efektive në provat klinike.

"Ata më njoftuan për efikasitetin e vaksinës", tha Hoge. “Nuk mendoj se mbaja mend diçka tjetër për rreth 20 minuta. Ishte një ndjenjë lehtësimi ”.

All - Paragraf - 6

Të dyja kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për vaksinat e tyre. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos