Prof. Dr. Övgün Ahmet Ercan sapo dha një datë për tërmetin e mundshëm të Stambollit

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 22:16 | Bota
Prof. Dr. Övgün Ahmet Ercan sapo dha një datë për

Inxhinieri i Gjeofizikës Prof. Dr. Övgün Ahmet Ercan ka folur për tërmetin e mundshëm në Stamboll.

"Shpresoj të mos gaboj, por nuk do të ketë tërmet në Stamboll deri në vitin 2045”, u shpreh Ercan.

Ercan mbajti një konferencë se çfarë duhet bërë para, gjatë dhe pas tërmetit. Duke folur në konferencën e mbajtur në Qendrën Kulturore “Leyla Dizdar”, Ercan tha:

"Ajo që duhet të bëjmë është të ndalojmë migrimin. Nga këtu kanë emigruar rreth 2 milion njerëz. Popullsia e atij rajoni është 13.5 milion. Nuk duhet të frikësohemi. Ky migrim duhet të ndalet menjëherë."

Duke folur swrish pwr twrmetin shkatwrrimtar tw ardhshwm qw mund tw godasw vendin, Ercan u shpreh se:

"Një shkencëtar është përgjegjës për të paralajmëruar shtetin jo vetëm për madhësinë e tërmetit, por edhe për efektet e atij tërmeti në jetën shoqërore. Prandaj është një detyrim raportimi i këtyre ngjarjeve, që thuhet se kanë ndodhur në zonën e tërmetit, direkt tek autoritetet shtetërore”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/07/eksperti-ngre-alarmin-per-stambollin-ka-62-mundesi-per-tjeter-termet-iu-rrezikohet-jeta-400-mije-personave/
https://a2news.com/2023/02/22/parashikimi-i-frikshem-per-stambollin-brenda-shtate-viteve-do-te-kete-nje-termet-me-magnitude-mbi-7/
https://a2news.com/2023/02/24/paralajmerimet-per-termete-apokaliptike-banoret-kerkojne-banesa-te-sigurta-larg-stambollit/
https://a2news.com/2023/02/27/paralajmerimet-per-termet-apokaliptik-shperngulje-masive-nga-stambolli-nisin-blerjet-ne-fshatrat-malore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos