All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Programi buxhetor 2024-2026, qeveria pret rritje ekonomike 3.9%, inflacioni 3% në fund të vitit

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 15:57 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Ekonomia e vendit do të rritet mesatarisht me 3.9 për qind deri në 2026-n, ndërsa inflacioni do të bjerë në nivelin 3 për qind deri në fund të këtij viti. Janë këto parashikimet optimiste të qeverisë në Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.

Po sa realiste janë këto pritshmëri në kushtet që kriza e çmimeve vijon të ndihet e fortë, ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ishte vetëm 2.72 për qind?

All - Paragraf - 3

E kemi theksuar edhe më parë që ekonomia shqiptare është sezonale dhe është problematike pasi nuk arrin të ofrojë një rritje afatgjatë. Fut këtu largimin e burimeve njerëzore, kjo sjell probleme afatgjata.

Mikel Qafa, pedagog ekonomie

Në dokumentin e publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare qeveria angazhohet që për tre vitet e ardhshme të shtojë vëmendjen veçanërisht në drejtim të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, truizmit dhe sipërmarrjes.

Një ndër fushat kryesore që Shqipëria duhet të angazhohet, bazuar edhe te angazhimet e Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, veç bujqësisë duhet mbështetur edhe digjitalizimi. Vetëm kështu mund të kemi një ekonomi 12-mujore dhe jo më vetëm 3 apo 4 mujore.”

Për ekspertët vëmendje të veçantë në këtë periudhë duhet të marrë edhe mbrojtja sociale dhe vlerësimi i krahut të punës.

All - Paragraf - 7

 “Siç e ka thënë edhe Bashkimi Europian duhen stimuj mbi atë që individi ofron< Brenda vitit 2024 duhet edhe një tjetër indeksim për popullsinë.”

Bazuar Programin Buxhetor Afatmesëm, për tre vitet e ardhshëm, qeveria pret që ekonomia e vendit të bazohet kryesisht te kërkesa e brendshme, konsumi dhe investimet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/03/ngadalesohet-rritja-ekonomike-pbb-zgjerohet-me-2-72-ne-janar-mars-kryesojne-pasurite-e-paluajtshme/
https://a2news.com/2023/07/10/inflacioni-zbret-ne-4-5-ne-qershor-ushqimet-shtrenjtohen-presion-edhe-nga-turizmi/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos