Dhurata Çupi, nga Partia Demokratike, ishte e ftuar në studion e “Ditari” në A2 për të treguar se çfarë parashikon programi i PD-së për gruan. “Është një program i detajuar. PD ka qenë e ndjeshme ndaj sulmeve në mënyrë të vazhdueshme ndaj gjinisë femërore, ndaj përdorimit si aparencë e kësaj gjinie nga kryeministri. Kemi plan për forcimin e rolit të gruas në familje, rritjen e dinjitetit të gruas sa i përket barazisë në paga dhe rekrutimit në administratë dhe politikë”, theksoi Çupi. (A2 Televizion)
Programi i Partisë Demokratike për gruan
