Progres në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak: Diskutimi i radhës për pronën dhe dëmshpërblimin

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 19:50 | Kosova
Progres në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak: Diskutimi i

Kosova dhe Serbia shënojnë progres në normalizimin e marrëdhënieve. Pohimi vjen nga përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit të nivelit të lartë mes palëve.

Zyrtari i Brukselit njoftoi se diskutimi i radhës do të jetë për dëmshpërblimet financiare dhe për pronën.

“Diskutuam për herë të parë, si pjesë e negociatave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, një ujdi për komunitet, jo shumicë dhe gjithashtu arritjen e një zgjidhje të përbashkët për pretendimet financiare dhe pronën. Ky ishte shkëmbimi i parë që na lejoi ne të përcaktojmë hapat e radhës në diskutimet tona.

Takimi i ardhshëm do t’i dedikohet këtyre dy çështjeve. Negociatat tona ishin intensive, si zakonisht dhe jo gjithmonë të lehta, por ajo që mbizotëroi ishte dëshira e palëve për të bërë përparim në diskutime, pavarësisht çështjes së dhimbshme dhe të ndërlikuar”, tha Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos