Nga 1 qershori 2022 të ndalohet përdorimi i të gjitha qeseve plastike në vend. Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Parlament disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, që synojnë të heqin nga qarkullimi qeset plastike, duke vendosur ndëshkim me gjobë nga 1 milion deri në 1,5 milionë lekë për prodhuesit apo importuesit e tyre, dhe duke synuar kështu që pas 1 qershorit, Shqipëria te jete vendi i parë në Evropë pa qese plastike. Por çfarë parashikon konkretisht ky projektligj dhe si është pritur nga grupet e interesit? (A2 Televizion)
Projektligji i qeverisë, ndalimi i plotë i qeseve plastike nga 1 Qershori
