
Tenderët do të marrin një vëmendje më të madhe, si nga bizneset, ashtu edhe nga institucionet rregullatorë, teksa disa ndryshime të propozuara ligjore drejt Kuvendit synojnë të rrisin fuqinë e Autoritetit të Konkurrencës në procedurat e prokurimit publik.
Sipas kreut të këtij institucioni, Denar Biba, krahas rolit hetues të SPAK-ut për korrupsionin midis zyrtarëve dhe biznesit, konkurrenca do të marrë një rol të ri në moslejimin e marrëveshjeve të ndaluar midis vetë kompanive.
Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Bashkimi Tregtar, Mira Pogaçi, theksoi se rritja e konkurrencës së shëndetshme në fushën e tenderëve, do të afrojë më shumë biznese në garë.
Marrëveshjet e ndaluara midis operatorëve rrisin artificialisht çmimin për mallra, shërbime dhe punë që tenderohen nga institucionet shtetërore, duke shpërdoruar paranë publike.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vitin e shkuar dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve operative dhe për investime llogaritet në rreth 140 milionë euro. (A2 Televizion)