Zhvillim i agroturizmit, kombinimi elastik i turizmit me bujqësinë do ketë më shumë përbërës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 16:16 | Ekonomi
Zhvillim i agroturizmit, kombinimi elastik i turizmit me bujqësinë do

Agroturizimi, formula me të cilën Shqipëria po kërkon të forcojë bujqësinë dhe zonat rurale, tanimë do të ketë më shumë përbërës në formulë, duke i lejuar më shumë subjekteve të certifikohen si të tilla.

Ligji i ri i botuar në Fletoren Zyrtare shton në listë bletërritësit, prodhuesit e verave, apo të bimëve medicinale.

“Është në vijim të përpjekjeve për të përfshirës a më shumë grupe te agroturizmi që nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin konkurrueshmërinë dhe shtyjnë tutje zhvillimin e sektorit”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra.

Kushti kryesor është që të gjitha produktet të jenë të “bio”.

 “Të bazuarit te tradita, të qenit autoktone, ne i përmbushim këto kushte për të zhvilluar këtë sektor”, tha Shkodra.

Për sekretarin e Shoqatës së prodhuesve, Arben Shkodra, angazhimi i komuniteteve lokale, pra banorëve të fshatrave me rrjetin e agroturizmit mund të sjellë më shumë të ardhura dhe të frenojë shpopullimin e zonave rurale.

“Agroturizmi mund të ndikojë te frenimi i emigracionit pasi e lidh njeriun me vendin ku është lindur, rritur dhe ka zhvilluar të gjitha proceset jetësore”, theksoi ai.

Kriteret ligjore përcaktojnë që një sipërmarrje të certifikohet si agroturizëm, duhet që të zotërojë një fermë  bujqësore ose blegtorale dhe të  ofrojë  aktivitete  argëtuese, shërbimin e ushqimit e pijes dhe akomodim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos