
Prokurimi Publik ishte në fokus të hapit të parë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zyrtarët e Brukselit, në takimin për procesin e shqyrtimit të përputhjes së legjislacionit me BE-në, nënvizuan se “është thelbësore të sigurohet që paratë e taksapaguesve të përdoren në mënyrë transparente dhe efektive për të pasur shërbime publike më të mira për qytetarët dhe bizneset”.
Ekipet negociuese nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë proces shqyrtojnë ligjet dhe politikat e BE në grupin e parë të kapitujve për çështjet themelore.
Pas shqyrtimit, Komisioni Europian do të dalë me vlerësimet dhe rekomandimet e tij për legjislacionin dedikuar administratës, drejtësisë dhe prokurimit publik, në fund të nëntorit.
Skriningu i përgjithshëm pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe më pas do të caktohet konferenca e dytë ndërqeveritare, pas së cilës do të niset dhe me hapjen e kapitujve të negociatave. (A2 Televizion)