
Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë zjarri në pasditen e së premtes është takuar një ditë më parë me kreun e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e vettingut, Theo Jacobs.
Burime nga Prokuroria e Durrësit për gazetaren e A2, Anduena Llabani, bëjnë me dije se kreu i ONM dhe prokurori Ndoja kanë biseduar në lidhje me çështjen e ndjeshme për tokat në Gjirin e Lalëzit.
Takimi ka ndodhur në zyrën e prokurorit Ndoja dhe ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 30 minuta. (A2 Televizion)