
Një shqiptar u arrestua në provincën e Materas, në Rimini të Italisë, pasi mbante 90 mijë euro të pajustifikuar anë çantën e shpinës.
Arrestimi u krye në trenin që shkonte drejt jugut, kur oficerët e policisë vendosën ta identifikonin shqiptarin që sillej çuditshëm gjatë kontrollit të rastësishëm.
Pasi rezultoi se ai ishte person i dyshuar për shpërndarjen e drogës, efektivët e policisë i kontrolluan çantën e shpinës, ku gjetën 88 850 euro kesh, kartëmonesha të prerjeve 50, 100 dhe 200 euro.
Shqiptari u dërgua në stacionin e policisë së Riminit, ku do t’i nënshtrohet një hetimi më të thelluar. (A2 Televizion)