
Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Blendi Tetën, i akuzuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.
Masa për Tetën u rivlerësua tek Krimet e Rënda, pasi dosja kaloi për kompetencë në këtë prokurori. Teta akuzohet për "moskallëzim krimi".
Blendi Teta është i vetmi person i arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Malko u ekzekutua në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar në mungesë masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, specifikisht për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si dhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. (A2 Televizion)