Kapet shqiptari me 5 pushkë në Itali, 3 pistoleta dhe gjysmë kg heroinë

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 13:48 | Kronikë

Policia e Parmës në Itali arrestoi një shqiptar 35 vjeç me inicialet D.R, pasi ishte shpërndarës droge në zonë.

Nga kontrolli në banesën e tij u sekuestruan gjysmë kg heroinë, 5 gramë kokainë dhe disa sende të vjedhura si orë, byzylykë, etj.

Ndërkaq, ai kishte fshehur në shtrat 5 pushkë dhe 3 pistoleta gjysmë automatike, disa prej të cilave u vodhën në provincën e Parmës. Dy nga pesë pushkët ishin vjedhur në Fidenza në dhjetor 2018, ndërsa një armë tjetër ishte vjedhur gjatë një vjedhje në Sorbolo në shkurt 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos