Promovoi i pari terapinë me plazma kundër COVID-19, vetëvritet mjeku italian

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 16:52 | Bota
Promovoi i pari terapinë me plazma kundër COVID-19, vetëvritet

Italia ka humbur një ndër mjekët më të mirë. Ish- pneumologu i spitalit të Mantovës, Giuseppe De Donno, është vetëvrarë në banesën e tij.

54-vjeçari ishte i pari që promovoi kurën ndaj Covid-19 përmes transfuzionit të plazmës hiperimune, terapia kontroverse që përdor një pjesë të gjakut të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin.

Trupi i pajetë i doktorit është gjetur nga disa familjarë. Nga të dhënat e para të shpërndara nga policia, duket se De Donno është vetëvarur.

https://a2news.com/2020/05/23/trajtimi-me-plazme-gjaku-i-pacienteve-te-sheruar-celesi-i-betejes-ndaj-koronavirusit/

Ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali i Mantovas në ditët e para të qershorit, për t’u zhvendosur si mjek bazë në Porto Mantovano.

Akoma nuk janë të qarta rrethanat e vetëvrasjes, po ashtu edhe motivet. 54-vjeçari jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët dhe vlerësuan punën e mjekut De Donno për shpëtimin e mijëra jetëve nga Covidi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/22/shtatzena-ne-itali-fiton-luften-me-covid-19-u-trajtua-me-plazmen-e-te-sheruarve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos