Moti i keq me shira të rrëmbyer ka përfshirë veriun e Italisë gjatë së martës, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.
Situata ka qenë më e rëndë në qytetin e Komos ku disa rrugë u kthyen në lumenj. Pamje të tmerrshme u shpërndanë në rrjetet sociale ku uji merrte gjithçka i dilte përpara në rrugë, ndërsa rrëshqitje toke pati pranë liqenit të Komos.
Disa fshatra u izoluan për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat bllokuan rrugët, ndërsa uji u fut në shumë banesa dhe disa automjete u zhytën tërësisht në rrugët e shndërruara në lumenj. (A2 Televizion)