Pronari përleshet me grabitësin, në mbrojtje të argjendarisë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 21:23 | Bota

Një ngjarje e pabesueshme është regjistruar nga kamerat e sigurisë të një argjendarie ndërsa pronari i biznesit me të gjithë mënyrat arriti të shmangë një grabitje të armatosur.

59 vjeçari Phil Sylvester ishte në dyqanin e tij në vigjilje të Krishtlindjes kur pa një person të armatosur e maskuar që po drejtohej me shpejtësi për nga hyrja. Menjëherë ai vendosi për të penguar agresorin që të merrte gjëra me vlerë nga biznesi i tij.

Phil iu afrua me shpejtësi derës hyrëse dhe e godite me shkelm porsa grabitësi e hapi duke e penguar atë. Menjëherë për shkak të konfuzionit të krijuar u aktivizua dhe sistemi i mbrojtjes së dyqanit i cili lëshoi një tym të bardhë.

Grabitësit me të kuptuar që ishte e pamundur të kryente deri në fund aktin e tij u largua me shpejtësi me një motor që e kishte parkuar pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos