Opinioni publik në Oslo u trondit ditën e sotme nga vetëvrasja e shkrimtarit Ari Behn, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e familjes mbretërore norvegjeze.
Shkrimtari 47-vjeçar kishte martuar në 2002 princeshën Marta Luisa, vajzën e parë të mbretit Harald, nga e cila kishte patur tre fëmijë.
Ari Behn dhe princesha Marta Luisa Ari Behn dhe princesha Marta Luisa Ari Behn dhe princesha Marta Luisa Ari Behn Libri i fundit i Behn
Gjatë viteve Behn kishte shfaqur disa probleme mendore, dhe ndoshta këto probleme çuan në divorcin nga princesha në vitin 2016.
Në librin e fundit ai përshkroi me detaje gjithë vuajtjen e tij për problemet shëndetësore, që ndoshta përmblidhen në titullin emblematik, “Inferno”.
Shtëpia mbretërore shpërndau një deklaratë ku thuhet se “ Ari ka qenë vite shumë vite një pjesë e rëndësishme e familjes tonë, kemi shumë kujtime të mira me të”.
Shkrimtari në vitin 2017 kishte akuzuar publikisht aktorin Kevin Spacey për një abuzim seksual të tentuar gjatë ceremonisë të çmimeve Nobel për Paqen. (A2 Televizion)