Propozimi i Francës për zgjerimin, mbështetje dhe skepticizëm në Këshillin e Ministrave të BE

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 19:23 | Bota

Propozimi jo zyrtar i Francës për reformimin e procesit të zgjerimit, u anashkalua të martën në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit zyrtar, shtetet anëtare të bllokut, diskutuan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, ndonse propozimi i Parisit ka shkaktuar jo pak zhurmë në Bruksel.

 “Do të mirëpresim të gjitha propozimet nga shtetet anëtare. Por sot nuk diskutuam propozimin francez. Sigurisht që mësuam për të dhe pati shtete që e mirëpritën, por pati edhe vende që shprehen shqetësime lidhur me të”, deklaroi Tytti Tuppuranien, ministrja e Jashtme e Finlandës.

Tytti Tuppuranien, ministrja e Jashtme e Finlandës

 Vendimtar për procesin e zgjerimit pritet të jetë dhe komisioni i ri Europian i drejtuar nga presidentja e zgjedhur, Ursula Von der Leyen, që do të prezantojë propozimet e saj lidhur me këtë çështje pas dhjetorit.

Përfaqësuesja e Finlandës në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, bëri të ditur se nuk ka asnjë ndryshim për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë duhet pritur samiti i Kroacisë në 2020.

“Ne nuk arritëm ndonjë konkluzion të shkruar, por dëshirojmë të dërgojmë një sinjal të qartë për përkushtimin tonë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht ritheksuam nevojën që reformat duhet të vazhdojnë në këto vende dhe diskutuam për hapat që do të ndërmerren në samitin e pranverës”, shtoi kryediplomatja finlandeze.

https://a2news.com/2019/11/19/propozimi-francez-per-zgjerimin-gjermania-te-mos-vonohet-celja-e-negociatave/

Ndërkohë, në një dokument joformal prej 6 faqesh, qeveria e Emmanuel Macron sugjeron që 35 kapitujt e anëtarësimit të zëvendësohen me shtatë etapa. Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh, ndër të cilat për shembull i pari është implementimi i  ligjeve për ambientin dhe ndër të fundit është  integrimi ekonomik.

Nëse një nga këto etapa do përmbyllet me sukses, BE do t'i ofrojë vendit përkatës qasje në institucionet relevante, por nëse qeveria e një vendi kandidat shënon regres, BE mund të kthejë procesin në fazën fillestare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos