Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 17:50 | Politikë
Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori,

Prokuroria e Tiranës e ka bërë konkrete thirrjen për të dëshmuar pranë saj të Sali Berishës. Në një njoftim bëhet me dije se dita e nesërme paradite është caktuar kur Berisha duhet të shkojë pranë Prokurorisë së Tiranës për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 8 janarit në selinë e partisë demokratike. Bashke me Berishën është thirrur edhe Flamur Noka dhe një ditë më pas prokuroria ka thirrur me të njëjtën arsye Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin për të dhënë edhe ata versionin e tyre të dëshmisë.

Kujtojmë se nëse Berisha do të shkojë nesër paradite, dhe që siç ka pohuar vetë ai është i gatshëm të dëshmojë kësaj radhe, do të ishte hera e dytë që Sali Berisha do t’ i afrohej një institucioni të drjetësisë aq më tepër një prokurorie dhe për më tepër për të dëshmuar për një akt ku ai konsiderohet si aktor kryesor nga prokuroria së bashku me Lulzim Bashën e të tjerë.

Hera e parë ishte kur ai duhet të dëshmonte për atentatin ndaj Tom Doshit dhe tani për dhunën në selinë e Partisë Demokratike.

https://a2news.com/2022/01/12/gjykata-liron-te-gjithe-te-arrestuarit-e-protestes-se-8-janarit/

Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës liroi të gjithë të arrestuarit e protestës së 8 janarit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/12/lirohen-te-ndaluarit-e-8-janarit-avokati-sefa-nuk-u-gjend-asnje-send-shperthyer-ne-seline-e-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos