Protesta e 8 janarit, përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Londrës dënojnë dhunën në selinë e PD

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 13:41 | Aktualitet
Protesta e 8 janarit, përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Londrës

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, dënoi dhunën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike duke e përjashtuar si mjet për të marrë në kontroll një parti.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë”, thekson Escobar. I dërguari i posaçëm amerikan në Ballkanin Perëndimor deklaroi gjithashtu se, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i SHBA-së tani.

Kriza në PD dhe protesta e 8 janarit shqetësoi dhe Londrën. I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, tha se u kanë bërë të qartë të gjithë liderëve se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut paqësor, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos