
Deputeti, Saimir Koreshi, iu bashkua në protestë këtë të hënë bujqve të Lushnjës, të cilët protestojnë për paketën fiskale dhe më shumë subvencione.
Më pas, Koresha mbërriti në Tiranë duke e çuar shqetësimin e tyre edhe në Parlament, aty ku është duke u mbajtur seanca për diskutimin e projektbuxhetit 2022.
Më herët, reagoi edhe presidenti Meta, duke i bërë thirrje qeverisë që të dëgjojë kërkesat e bujqve dhe të vlerësojë propozimet e bëra.
“Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth. I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm”, shkruan Meta. (A2 Televizion)