
Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme, me kërkesat për rifillimin e punës dhe marrjen e pagave të prapambetura.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, deklaroi për A2 se gjykata i ka dhënë të drejtë punëtorëve, por ata ende nuk paguhen.
“Ne ofruam gjithçka që të riniste punën rafineria, duke pranuar pagën minimale. Neve na është dhënë e drejta në sallën e gjyqit, por nuk kemi ende zgjidhje. Nuk e dimë më se kujt t’i drejtohemi. Na thonë që jemi fitues, por punëtorët nuk paguhen”, tha Dautaj.
Ditën e djeshme u përshkallëzua në një përleshje me forcat e policisë dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë protesta e naftëtarëve të uzinës së përpunimit të naftës. (A2 Televizion)