Spaho “godet” Alibeajn: Është faktor negativ, nuk do ribashkim, kandidatët tonë dalin nga primaret

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 16:18 | Aktualitet
Spaho “godet” Alibeajn: Është faktor negativ, nuk do

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka gjykim të prerë për atë që formalisht është ende kreu i grupit parlamentar të partisë së tij.

“Alibeaj është faktori negativ që nuk dëshiron i pari  të ketë një negociatë dhe bashkim për zgjedhjet e 14 majit, ata që do të na përfaqësojnë do të dalin nga primaret. Këtë e kemi pasur edhe në statutin e Bashës. Po doli ky si pretekst, do të thotë se ke ardhur me skenar tjetër. Shumica prej tyre e do bashkimin, por jo të gjithë, ka edhe disa që shohin interesat e biznesit, disa e kanë ideologjike, e kanë me zotin Berisha, por disa janë peng të tenderave të Edi Ramës, dhe jo interesave partiake”, deklaroi ai i ftuar në A2 CNN.

https://a2news.com/2022/11/10/miratohet-buxheti-spaho-qeveria-thote-se-eshte-dyfishi-i-vitit-2013-pse-nuk-dyfishohen-edhe-rrogat/

 Spaho nuk mohoi faktin që PD mund të paraqitet e ndarë më 14 maj. “ Bashkimi është si martesa, duhet ta duan të dy palët, nuk është gjëmë as për PD as për Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos