Protesta e pedagogëve, Berisha: Në Universitetin e Prishtinës, pagat dy herë më të larta

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 13:17 | Politikë
Protesta e pedagogëve, Berisha: Në Universitetin e Prishtinës,

Sali Berisha ka reaguar, këtë të hënë, për protestën e pedagogëve. Ai u shpreh se kjo është një protestë legjitime, ndërsa pagat e tyre i krahasoi me ato në Universitetin e Prishtinës, për të cilat tha se janë dy herë më të larta se ato të Tiranës.

“Universitetet ishin në grevë. Unë përshëndes të gjithë ata pedagogë dhe mbështetësit e tyre për të nisur një grevë për realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.

Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse atë që sot gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës, ku pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës.

Në fund, Berisha i bëri thirrje qeverisë që të plotësojë menjëherë kërkesat e sindikatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos