Protesta të dhunshme u regjistruan në Holandë, pasi mijëra njerëz kishin dalë në rrugët e qyteteve kryesore për të kundërshtuar masat e reja shtrënguese të qeverisë për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.
Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin me presion në Eindoven për të shpërndarë personat e grumbulluar në sheshet kryesore, pikërisht në orarin kur hynte në fuqi dhe ora policore.
Shumë akt dhune u shënuan gjatë protestës, ku u thyen dyqane si dhe u hodhën lëndë piroteknike. Sipas raportimeve të para më shumë se 100 persona u arrestuan.
Akti më ekstrem i dhunës u regjistrua në qytetin e Urk, ku protestuesit i vendosën zjarrin një qendre për testimin kundër koronavirusit. Kjo ngjarje u dënua ashpër dhe nga ministri i Shëndetësisë, Hugo De Jonge.
Autoritetet në Holandë vendsën ndalimin e qarkullimit nga ora 21:00 deri në 04-30, një masë kjo që rikthehet për herë të parë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore. (A2 Televizion)