Protesta, luftë, sëmundje dhe dhunë, në të gjithë botën, kanë lënë gjurmë në kujtimet tona, këtë vit 2020.
Të gjitha këto zhvillime dramatike në botë janë bërë bashkë me një seri imazhesh të fuqishme në konkursin e fotografisë “PX3 State of the World 2020” në Paris. Fotografët janë munduar të sjellin realitetin pa censurë.
Nga protestat në Hong Kong, lufta në Siri te koronavirusi, janë vetëm disa nga çështjet të sjella në këtë konkurs përmes fotografisë.
Foto e shkrepur nga Stefano Stranges në kampin e refugjatëve Lesbos në Greqi. Një foto që nxjerr në pah konfliktin e vazhdueshëm në Siri, e shkrepur nga Yusuke Suzuki Jin. Njësia mbrojtëse e grave kurde. Foto e shkrepur nga Wei Fu gjatë protestave në Hong Kong. Gjatë protestave të “Black Lives Matter” në Çikago, e shkrepur nga Demayne Murphy. Tjetër foto nga protestat në SHBA, e shkrepur nga Joseph Patronite. Një i ri i maskuar, foto simbol e protestave në Barcelonë, e shkrepur nga Gian Marco Benedetto. Me qindra fëmijë të uritur presin vaktin me pjatat në duar, një foto e shkrepur nga Fabio Marcato. Kufiri Meksikë-SHBA, foto e shkrepur nga Ada Trillo. Dy të moshuar nga pakica ujgure në Kinë, foto e shkrepur nga Amy Siqveland. Charcoal Black, një minator polak në minierën e Pniówek, foto e shkrepur nga Alain Schroeder. Viti i koronavirusit, foto e shkrepur nga Sylvia de Swaan. Një fëmijëri e humbur, tre fëmijë në Bardaskan, Iran, të cilët bëjnë një jetë nomade. Foto e shkrepur nga Basim Ghomorlou. Portreti i një vajze në mur, e cila humbi jetën në luftën civile në Nepal. Foto e shkrepur nga Guligo Jia. Një makinë policie e shkatërruar në Kamerun. Foto e shkrepur nga Giles Clarke.
(A2 Televizion)