Protesta në Çeki kundër presidentit dhe kryeministrit

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 08:04 | Bota
Protesta në Çeki kundër presidentit dhe kryeministrit

Qindra njerëz u mblodhën në Pragë dhe në dhjetëra qytete të tjera çeke për të protestuar kundër politikës pro-ruse të presidentit Milos Zeman dhe kundër kryeministrit Andrej Babis, për të cilin BE-ja ka konfirmuar kohët e fundit se është në konflikt interesi.

"Mandati i Zeman si president është një kërcënim për sigurinë e Republikës sonë", tha Benjamin Roll, i cili organizoi protestat.

Çekët nuk e duan qeverinë e tyre të orientuar nga Rusia, por gjithnjë nga Evropa. Ky është edhe mesazhi që përcollën nga qendra e Pragës dhe shumë qyteteve të tjera kryesore qytetarët gjatë protestave te djeshme kundër presidentit të vendit dhe kryeministrit.

Javën e kaluar, presidenti deklaroi se Rusia nuk ishte e lidhur domosdoshmërisht me shpërthimin në depon e armëve në 2014 dhe se ai mund të ketë qenë një aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos