
Më shumë se 200 njerëz u arrestuan gjatë protestave të dhunshme të së martës në të gjithë Kazakistan, kundër rritjes së çmimit të gazit.
Sipas Policisë së vendit, të paktën 95 oficerë policie u plagosën në përleshje.
Ministria e Brendshme përmes një komunikate tha se demonstruesit “u janë dorëzuar provokimeve” dhe se “grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët dhe qarkullimin, duke prishur rendin publik”. (A2 Televizion)